BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Pompeo e akuzoi Kinën se nuk po ndan informata për koronavirusin e ri

Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo e akuzoi Kinës se po e lë SHBA-në "prapa linjës" përderisa po tenton ta parandalojë epideminë e koronavirusit të ri.

Uashington, 7 mars 2020 (MIA) – Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo e akuzoi Kinës se po e lë SHBA-në “prapa linjës” përderisa po tenton ta parandalojë epideminë e koronavirusit të ri.

Pompeo në intervistë për CNBC theksoi se është “jashtëzakonisht frustruese” të bashkëpunohet me Qeverinë kineze për marrje të të dhënave për koronavirusin e ri, që do të mund të ndihmonte në gjetjen e vaksinës.

“Mos harroni, ky është koronavirus nga Vuhani i cili shkaktoi epideminë, ndërkaq informatat të cilat i morëm nuk ishin të përsosura dhe na sollën në këtë pozitë. Kjo nuk është mënyrë në të cilën do të duhej të punohej. Kjo nuk është mënyra sipas së cilës punon Amerika, janë të domosdoshme, transparenca, hapja dhe ndarja e informatave”, theksoi Pompeo.

Paraprakisht, nënpresidenti Majk Pens deklaroi se 21 persona nga anija “Grand princes”, të cilës nuk i lejohet hyrja në gjirin e San Franciskos, janë pozitivë ndaj Kovid-19.

Në anije ka mbi 3.500 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit. TË infektuar janë 19 anëtarë të ekuipazhit dhe dy udhëtarë.

Pens theksoi se anija do të niset drejt pjesës “jokomerciale” të portit ku të gjithë udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit do të testohen, e më pas do të dërgohen në karantonë.

Tramp theksoi se më shumë do të dëshironte që udhëtarët të mbeten në anije.

“Personalisht më shumë do të doja të mbeten, por në tërësi i kuptoj nëse dëshirojnë të largohen”, theksoi Tramp.

Në SHBA dje u paraqitën 57 persona të rinj të infektuar me Kovid-19. Për herë të parë ka raste me koronavirus në Kolorado, Merilend, Tenesi dhe Teksas si dhe në San Francisko, me çka numri i të infektuarve u rrit në 230, prej të cilëve 12 ndërruan jetë. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close