BotëBotë.Portal

Pompeo: Do të dërgojmë akoma aeroplanë në Kinë për kthimin e qytetarëve

Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo sot paralajmëroi se SHBA-ja do të dërgojë në mënyrë plotësuese aeroplanë në Kinë që t'i kthejnë banorët e tyre nga provinca Hubei.

Tashkent, 3 shkurt 2020 (MIA) – Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo sot paralajmëroi se SHBA-ja do të dërgojë në mënyrë plotësuese aeroplanë në Kinë që t’i kthejnë banorët e tyre nga provinca Hubei.

“Gjatë dërgimit akoma jemi duke u koordinuar me Qeverinë kineze. Duhet të jetë gjatë disa ditëve të ardhshme. Do t’i kthejmë shtetasit amerikanë. Mbase do t’i kthejmë edhe disa qytetarë prej vendeve të tjera. Jemi duke punuar mbi këtë”, tha Pompeo gjatë vizitës në Uzbekistan.

Ai shtoi se edhe SHBA-ja planifikon të dërgojë ndihmë mjekësore në Kinë.

“Jemi duke bashkëpunuar me Qeverinë kineze dhe jemi duke tentuar ta zgjidhim këtë sfidë botërore epidemiologjike”, tha Pompeo.

Qytetarët amerikanë të cilët kanë qëndruar në provincën Hubei pas kthimit në SHBA do të vihen në karantinë dyditore. shk/

 

Таг
Back to top button
Close
Close