BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Pompeo dhe Stoltenberg e dënuan dhunën destabilizuese iraniane në rajon

Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, me telefon biseduan për sulmin "e rrezikshëm" ndaj bazave ajrore në Irak, Ajn al-Asad dhe Erbil, dhe kërcënimit iranian për rajonin, deklaroi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus.

Uashington, 10 janar 2020 (MIA) – Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, me telefon biseduan për sulmin “e rrezikshëm” ndaj bazave ajrore në Irak, Ajn al-Asad dhe Erbil, dhe kërcënimit iranian për rajonin, deklaroi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus.

Pompeo edhe një herë e theksoi apelin e presidentit amerikan Donald Tramp për involvim më të madh të NATO-s në Lindjen e Afërt. Të dy u pajtuan se mund të jetë më e madhe pjesëmarrja e Aleancës në sigurinë rajonale dhe luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

“Pompeo dhe Stoltenberg dërguan dënim të përbashkët për shkak të dhunës destabilizuese dhe thanë se do të mbeten të përkushtuar në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, duke përfshirë edhe përmes pjesëmarrjes së NATO-s në Koalicionin global për të mposhtur SHI-në dhe me misione për stërvitje ushtarake në Irak dhe Afganistan”, deklaroi Ortagus. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close