BotëBotë.Portal

Pompeo dhe Netanjahu biseduan për Kovid-19

 Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo sot në telefon ka biseduar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu për koronavirusin dhe përpjekjet e të dyja vendeve për uljen dhe parandalimin e infektimit.

Jerusalem, 9 prill 2020 (MIA) – Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo sot në telefon ka biseduar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu për koronavirusin dhe përpjekjet e të dyja vendeve për uljen dhe parandalimin e infektimit.

Pompeo dhe Netanjahu kanë biseduar edhe për “sjelljen destruktive” të Iranit, ka shkruar sekretari amerikan i shtetit në Tuiter.

Pompeo në bisedën e ka përsëritur përkushtimin e palëkundur të SHBA-së për stabilitetin e Izraelit.

“Ne gjithmonë do të qëndrojmë me Izraelin”, publikoi sekretari amerikan i shtetit.

Mediat izraelite lajmëruan se Pompeo  dhe Netanjahu kanë biseduar në ditën e parë të festës hebraike Pas’ha në kohën e thirrjeve më të shpeshta të administratës amerikane të Donald Trapit që t’i lehtësojë sanksionet për Iranin, njëra ndër shtetet të cilat janë më të prekura nga koronavirusi i ri.

Pompeo në mars njoftoi zbutjen e sanksioneve për Iranin për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke theksuar se ndihma mjekësore për vendin nuk është bllokuar.

Netanjahu i cili është kundërshtar i Iranit  dhe një kohë të gjatë është angazhuar për sanksione të ashpra të SHBA-së kundër Teheranit për shkak të gjoja përpjekjeve për zhvillim të armës bërthamore dhe mbështetjen e organizatave ekstremiste, përmbahet për përmendjen  e Iranit që nga fillimi i pandemisë.

Presidenti iranian Hasan Rohani të mërkutrën ka kërkuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar hua prej pesë miliardë dollarëve amerikanë për luftë kundër infektimit.

Por SHBA-ja, e cila ka të drejtë të vetos në FMN, thuet se janë gati ta bllokojnë huan, duke pohuar se Irani do t’i përdorë mjetet për qëllime ushtarake. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close