BotëBotë.Portal

Pompeo dhe Lavrov folën për mbledhje të Këshillit të Sigurisë së KB-së

- Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo foli me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov për mundësinë e mbajtjes së mbledhjes së liderëve të pesë anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, thuhet në kumtesën e Departamentit të Shtetit.

Uashington, 14 korrik 2020 (MIA) – Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo foli me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov për mundësinë e mbajtjes së mbledhjes së liderëve të pesë anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, thuhet në kumtesën e Departamentit të Shtetit.

Departamenti i Shtetit në dokument bën të ditur se Pompeo ka folur me shefin e diplomacisë ruse  për mundësinë e mbajtjes së mbledhjes me rastin e 75 vjetorit të KB-së, në të cilën do të merrnin pjesë Donald Trampi dhe liderët e Britanisë së Madhe, Kina, Franca dhe Rusia. Në deklaratë nuk bëhet e ditur se ku dhe kur mund të mbahet kjo mbledhje.

Pompeo dhe Lavrovi kanë biseduar edhe për Afganistanin, pas zërave se shërbimet amerikane të inteligjencës dyshojnë se Rusia iu ofron shpërblime talebanëve për vrasjet e ushtarëve amerikanë.

Një nga temat e bisedës ishte edhe siguria në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, për shkak të shqetësimit për përzieje të Rusisë, të iniciuar nga sekretari shtetëror i SHBA-së, thuhet në kumtesë. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close