BallkanBallkan.Portal

Pompeo dërgoi letër deri te Kurti: Heqja e taksave prioritet

Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo dërgoi letër deri te kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, ku i uron për formimin e qeverisë, por edhe potencon se heqja e taksave të prodhimeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina duhet të jetë prioritet, transmeton "Blic".

Prishtinë, 13 shkurt 2020 (MIA) – Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo dërgoi letër deri te kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, ku i uron për formimin e qeverisë, por edhe potencon se heqja e taksave të prodhimeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina duhet të jetë prioritet, transmeton “Blic”.

“Heqja e taksave të mallrave nga Serbia dhe Bosna e Hercegovina do të jetë me rëndësi për shkak të kthimit të vendeve në tryezë të negociatave. Shpresojmë dhe presim se këtë do ta bëni si prioritet dhe do ta shfrytëzoni momentin e krijuar me letra me qëllim për vendosjen e lidhjeve ajrore dhe hekurudhore mes Prishtinës dhe Beogradit”, thotë Pompeo në letrën.

Ai vlerëson se tani është koha që të realizohet, normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruar në njohje të ndërsjellë, për të cilën thotë se është me rëndësi vitale për integrimin e tërësishëm ndërkombëtar të Kosovës.

“SHBA-ja do ta përkrah këtë proces”, porositi Pompeo.

Ai dërgoi urime edhe për zgjedhjet e suksesshme demokratike në Kosovë.

“E përshëndesim formimin e qeverisë së re në Kosovë dhe me padurim presim të punojmë së bashku që t’i avancojmë qëllimet e përbashkëta lidhur me rritjen ekonomike, sundimin e së drejtës dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në letrën.

Po ashtu shtohet se SHBA-ja e përshëndet përkushitmin e Kurtit në luftën kundër korrupsionit.

Në fund porositet se SHBA-ja me padurim presin të bashkëpunojnë me qeverinë e re në Prishtinë që të sigurohet se Kosova multietnike, demokratike vazhdon të përparojë. bsh/

 

Таг
Back to top button
Close
Close