BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Pompeo bëri thirrje për rrëzimin e Maduros

- Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo sot bëri thirrje për bashkëpunim në luftën për rrëzimin nga pushteti të presidentit të Venezuelës Nikollas Maduro me qëllim që t'i jepet fund krizës shumëvjeçare në shtetin amerikanojugor.

Uashington, 20 janar 2020 (MIA) – Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo sot bëri thirrje për bashkëpunim në luftën për rrëzimin nga pushteti të presidentit të Venezuelës Nikollas Maduro me qëllim që t’i jepet fund krizës shumëvjeçare në shtetin amerikanojugor.

“Duhet të ndërpritet tirania e Maduros, e cila është e dëmshme për qytetarët e Venezuelës dhe ndikon ndaj gjithë rajonit”, deklaroi Pompeo pas takimit me presidentin e Kolumbisë, Ivan Duke në Bogota.

Pompeo duhet që sot në Kolumbi të realizojë takim edhe me liderin opozitar të Venezuelës, Huan Guaido.

Në ndërkohë është konfirmuar se të mërkurën në Bruksel Guaido do të takohet edhe me shefin e diplomacisë evropiane Zhosep Borel.

Guaido do të udhëtojë në Evropë, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. fc/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close