EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Polonia, Hungaria dhe Çekia e kanë shkelur ligjin e BE-së për emigrantët

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian solli aktvendim se Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke e kanë shkelur ligjin e BE-së, me atë që refuzuan të pranojnë refugjatë, në përputhje me kuotat për shpërndarjen e emigrantëve, në mënyrë që të ndajnë barrën me vendet më të prekura nga vala e emigracionit në vitin 2015.

Luksemburg, 2 prill 2020 (MIA) – Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian solli aktvendim se Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke e kanë shkelur ligjin e BE-së, me atë që refuzuan të pranojnë refugjatë, në përputhje me kuotat për shpërndarjen e emigrantëve, në mënyrë që të ndajnë barrën me vendet më të prekura nga vala e emigracionit në vitin 2015.

Gjykata në Luksemburg në arsyetimin e aktgjykimit thekson se mospranimi i emigrantëve e dëmtoi unitetin e BE-së.

“Refuzimi për ta respektuar mekanizmin e zhvendosjes së përkohshme të aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare, Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke nuk i përmbushën detyrimet e tyre sipas ligjit të BE-së”, theksohet në arsyetimin e vendimit. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close