EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Polonia dhe Lituania thonë se kufiri me Bjellorusinë nuk është i mbyllur

Kufijtë e Polonisë dhe Lituanisë me Bjellorusinë po funksionojnë normalisht, thanë zyrtarët e këtyre vendeve pasi presidenti i Bjellorusisë Aleksander Lukashenko tha se vendi ishte i detyruar të mbyllte kufijtë e tij me Poloninë dhe Lituaninë dhe forcojë kontrollet kufitare me Ukrainën.

Varshavë, 18 shtator 2020 (MIA) – Kufijtë e Polonisë dhe Lituanisë me Bjellorusinë po funksionojnë normalisht, thanë zyrtarët e këtyre vendeve pasi presidenti i Bjellorusisë Aleksander Lukashenko tha se vendi ishte i detyruar të mbyllte kufijtë e tij me Poloninë dhe Lituaninë dhe forcojë kontrollet kufitare me Ukrainën.

Zëdhënësi i qeverisë polake Pjotër Miller tha në  një porosi se vendi nuk kishte marrë ndonjë konfirmim se kufiri me Bjellorusinë ishte mbyllur, ndërsa ministria e jashtme tha se kufiri po funksionon normalisht.

Zëvendësministri i Jashtëm polak Pavel Jablonski theksoi se vendi i tij e kupton deklaratën e Lukashenkos si “një tjetër element të fushatës propagandistike, një lojë psikologjike që synon krijimin e një ndjenje të kërcënimit të jashtëm”.

Shefi i policisë kufitare të Lituanisë gjithashtu thotë se kufiri po punon si zakonisht.

Ministri i Jashtëm lituanez Linas Likeviçius tha se ata nuk e dinin se çfarë do të thoshte paralajmërimi i Lukashenkos. sn/

Back to top button
Close
Close