BotëBotë.Portal

“Politiko”: Zakerberg pajtohet se Fejsbuku do të duhej të paguajë taksë më të lartë

Drejtori ekzekutiv i Fejsbukut, Mark Zakerberg, pranon se reforma globale e taksave do të thotë që rrjeti social duhet të paguajë më shumë taksë në vende të ndryshme, publikoi Politiko, duke publikuar pjesë të fjalimit që Zakerberg do ta mbajë të shtunën në Konferencën e Sigurisë së Munihut

Minhen, 14 shkurt 2020 (MIA) – Drejtori ekzekutiv i Fejsbukut, Mark Zakerberg, pranon se reforma globale e taksave do të thotë që rrjeti social duhet të paguajë më shumë taksë në vende të ndryshme, publikoi Politiko, duke publikuar pjesë të fjalimit që Zakerberg do ta mbajë të shtunën në Konferencën e Sigurisë së Munihut.

Rregulloret ndërkufitare të taksave duhet të ndryshohen, pasi 137 vende e kërkuan këtë muajin e kaluar, në përpjekje për të shmangur një luftë të re tregtare mbi rritjen e taksës globale për shërbime digjitale.

“Unë e kuptoj se ka frustrim për mënyrën se si kompanitë e teknologjisë i paguajnë tatimet në Evropë. Ne gjithashtu e duam reformën e taksave dhe unë jam i kënaqur që OECD po mendon për këtë”, theksohet në pjesët nga fjalimi i Zakerbergut.

Amazonit, Fejbukut dhe Gugëll iu përshtaten rregullores aktuale, sepse mund të realizojnë fitim në vendet me taksa të ulëta si Irlanda, pavarësisht nga vendndodhja e përdoruesve të tyre. ls/fab

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close