EvropëEvropë.Portal

Policia zvicerane ka arrestuar zbulues rus në Davos

Policia zvicerane gushtin e kaluar ka arrestuar dy zbulues rusë në Davos, për të cilët supozohet se kanë përgatitur aktivitete spiunimi në Forumin Ekonomik Botëror.

Londër, 22 janar 2020 (MIA) – Policia zvicerane gushtin e kaluar ka arrestuar dy zbulues rusë në Davos, për të cilët supozohet se kanë përgatitur aktivitete spiunimi në Forumin Ekonomik Botëror.

Sipas mediave zvicerane, rusët e arrestuar kanë pasur pasaporta diplomatike dhe janë liruar menjëherë pas arrestimit të tyre, lajmëroi Bi-Bi-Si, duke shtuar se njëri prej tyre është prezantuar si hidraulik.

Ambasada ruse në Bern bëri të ditur se mediat përpiqen të bëjnë skandal prej asgjëje dhe se për incidentin ka kuptuar nga mediat, si dhe se nuk ka raporte se dy shtetas rusë janë marrë në pyetje në gusht.

Таг
Back to top button
Close
Close