BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Policia shqiptare zbuloi një grup prej 38 emigrantësh

Policia shqiptare zbuloi një grup prej 38 emigrantësh nga Irani dhe nga Iraku, të cilët ilegalisht kanë hyrë në Greqi, me qëllim ta vazhdojnë rrugën ndaj ndonjë vendi të Evropës Perëndimore.

Tiranë, 17 janar 2020 (MIA) – Policia shqiptare zbuloi një grup prej 38 emigrantësh nga Irani dhe nga Iraku, të cilët ilegalisht kanë hyrë në Greqi, me qëllim ta vazhdojnë rrugën ndaj ndonjë vendi të Evropës Perëndimore.

Kufirin greko-shqiptar e kanë kaluar afër Sarandës, ndërsa pastaj në këmbë kanë udhëtuar nëpër rrugë të pashënuara që ta evitojnë zbulimin e tyre nga policia.

Emigrantët ilegalë zakonisht i përdorin rajonet nga Devolli dhe Korça, por për shkak të dimrit rutën e riorientojnë drejt Sarandës.

Siç njoftoi “Top çanell” personat e arrestuar me siguri janë nga kampet e refugjatëve në Greqisë dhe i shfrytëzojnë rrugët e emigrantëve tjerë të cilët e kalojnë Shqipërinë që të hyjnë në Mal të Zi. Pas verifikimeve, emigrantët ilegalë janë dërguar në qendrën e refugjatëve afër Tiranës.

Emigrantët deklaruan se në Shqipëri kanë arritur para dy ditëve.

Në Shqipëri vitin e kaluar janë zbuluar mbi 100.000 emigrantë, që është për 50 për qind më shumë krahasuar me vitin e kaluar. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close