Korrespondentë MKDKronikëKronikë.Portal

Policia punon në zbardhjen e rasteve me mashtrimin e pronarëve të lokaleve dhe shitësve të luleve

Pas disa lajmërimeve për mashtrime, në të cilat mashtruesit kanë marrë para nga pronarët e lokaleve dhe shitësit e luleve, nga SPB Tetovë njoftojnë se janë duke u ndërmarrë masa intensive dhe aktivitete për zbardhjen e rastit. Këto ditë pronarët e lokaleve dhe shitësit e luleve nga Tetova, Gostivar dhe Vrapçisht kanë lajmëruar disa mashtrime, identike me rezervime të rrejshme dhe kërkesa

Gostivar, 13 shkurt 2020 (MIA) – Pas disa lajmërimeve për mashtrime, në të cilat mashtruesit kanë marrë para nga pronarët e lokaleve dhe shitësit e luleve, nga SPB Tetovë njoftojnë se janë duke u ndërmarrë masa intensive dhe aktivitete për zbardhjen e rastit. Këto ditë pronarët e lokaleve dhe shitësit e luleve nga Tetova, Gostivar dhe Vrapçisht kanë lajmëruar disa mashtrime, identike me rezervime të rrejshme dhe kërkesa.

“Në kuadër të këtyre veprimeve, departamentet përkatëse të Sektorit tashmë kanë disa njohuri për autorët e mundshëm të mashtrimit. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm kur bëjnë rezervime në telefon ose porosisin produkte dhe shërbime të caktuara. Veçanërisht duhet të jenë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për persona të panjohur që ofrojnë larmi produktesh ose u premtojnë atyre ndërmjetësim për disa shërbime siç janë punësimi, sigurimi i dokumenteve dhe të ngjashme”, thotë Marjan Josifoski, zëdhënës për SPB Tetovë.

Mashtruesit sipas modelit të caktuar paraqiten në ndonjë restorant, dhe njëri prej tyre paraqitet si menaxher ose drejtor i kompanisë dhe kërkojnë të rezervohet sallë për zbavitje. Më pas nga pronari i lokalit kërkon që të angazhoj ndonjë firmë për dekorimin e sallës dhe ta paguajnë atë. Paratë e gatshme të dekorimit i jepen personit të caktuar, i cili më vonë zhduket dhe klienti nuk është i disponueshëm në telefon.

Sipas Josifoskit, individët shpikin me shkathtësi dhe zgjuarsi tregime të ndryshme dhe mënyra për t’i mashtruar ato dhe për të fituar para ose përfitime të tjera duke premtuar shërbime, dru për ngrohje, barna, automjete, strehim më të lirë etj.

Mashtrimet përbëjnë vepër penale (neni 247 i Kodit Penal) për të cilën parashikohet dënim me gjobë ose burgim nga 3 deri në 5, ose 10 vjet, përkatësisht, në varësi të madhësisë së dëmit të shkaktuar material. zgm/bs/fab

Back to top button
Close
Close