BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Policia në San Francisko ka qëlluar një person që ka qenë në gjunjë me duar të ngritura

Policia në San Francisko ka vrarë një burrë të dyshuar për vjedhje në një farmaci, nën dyshimin se ka poseduar armë, që më vonë doli se nuk ishte e saktë.

Uashington, 4 qershor 2020 (MIA) – Policia në San Francisko ka vrarë një burrë të dyshuar për vjedhje në një farmaci, nën dyshimin se ka poseduar armë, që më vonë doli se nuk ishte e saktë.

Në komunikatën e policisë theksohet se policët kanë supozuar se i dyshuari ka pasur armë në rripin e tij, ndërsa ai ka pasur çekiç.

Policia pretendon se i dyshuari Shon Moterosa, 22 vjeç, ka filluar të vrapojë drejt makinës, pastaj papritmas ka ndaluar, ka rënë në gjunjë dhe i ka ngritur duart, me ç’rast kanë supozuar se ka pasur armë në rripin e tij. Njëri prej oficerëve ka qëlluar pesë plumba drejt të dyshuarit.

Shefi i policisë lokale tha se policia iu përgjigj thirrjes për grabitje.

Avokati i familjes Monterosa, Xhon Buris tha se është i tronditur që policia ka qëlluar ndaj një personi që ka qenë në gjunjë, me duar të ngritura. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close