EvropëEvropë.Portal

Policia në Paris përdori gaz lotsjellës në protestat kundër padrejtësisë racore

- Xhandarmeria franceze përdori gaz lotsjellës që t'i dëbojë protestuesit nga rrugët e Parisit, të cilët dje digjnin dhe thyenin në shenjë proteste kundër padrejtësisë racore, brutalitetit policor dhe vrasjes së dhunshme të afroamerikanit Xhorxh  Fllojd në Mineapolis.

Paris, 3 qershor 2020 (MIA) – Xhandarmeria franceze përdori gaz lotsjellës që t’i dëbojë protestuesit nga rrugët e Parisit, të cilët dje digjnin dhe thyenin në shenjë proteste kundër padrejtësisë racore, brutalitetit policor dhe vrasjes së dhunshme të afroamerikanit Xhorxh  Fllojd në Mineapolis.

Siç transmetojnë agjencitë e huaja, këto protesta përkujtojnë demonstratat masive, të dhunshme të cilat ndodhën në Paris, ndërsa pastaj edhe në qytete të tjera franceze, me rastin e vdekjes së Adam Traore në arrest shtëpiak në periferinë parisiene Bomo si Uaz në vitin 2016. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close