BotëBotë.Portal

Policia në Hong Kong sërish ka përdorur gaz lotsjellës

Policia në Hong Kong sot sërish ka përdorur gaz lotsjellës për t'i dëbuar demonstruesit antiqeveritarë të cilët kanë dalë në rrugët e qytetit. Protesta në lagjen tregtare Cim Ca Cui vijoi pasi qindra njerëz u mblodhën para konsullatës amerikane në Hong Kong në kuadër të "Marshit të falënderimit" për mbështetje të SHBA-së për protestat antiqeveritare të cilat zgjasin pothuajse gjashtë muaj.

Hong Kong, 1 dhjetor 2019 (MIA) – Policia në Hong Kong sot sërish ka përdorur gaz lotsjellës për t’i dëbuar demonstruesit antiqeveritarë të cilët kanë dalë në rrugët e qytetit.

Protesta në lagjen tregtare Cim Ca Cui vijoi pasi qindra njerëz u mblodhën para konsullatës amerikane në Hong Kong në kuadër të “Marshit të falënderimit” për mbështetje të SHBA-së për protestat antiqeveritare të cilat zgjasin pothuajse gjashtë muaj.

Paraprakisht qindra njerëz, mes të cilëve edhe familje me fëmijë, protestuan kundër përdorimit të gazit lotsjellës gjatë demonstratave.

Java e kaluar në Hong Kong ishte relativisht e qetë, por demonstruesit kumtuan se do të vazhdojë të mbajnë trazira dhe për sot paralajmëruan tre protesta. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close