BotëBotë.Portal

Policia në Hong Kong përdori topa uji kundër protestuesve dhe gazetarëve

Policia në Hong Kong sot përdori topa uji për t'i dëbuar grupet më të vogla të protestuesve ndërsa cak kanë qenë edhe gazetarët.

Hong Kong, 1 korrik 2020 (MIA) – Policia në Hong Kong sot përdori topa uji për t’i dëbuar grupet më të vogla të protestuesve ndërsa cak kanë qenë edhe gazetarët.

Janë arrestuar 30 persona në protesta të cilat po mbahen një ditë pas miratimit të Ligjit për siguri nacionale nga Parlamenti kinez, publikoi DPA. Protestuesit janë tubuar në kuartin tregtar Hong Kong.

Një numër i madh i forcave të policisë janë sistemuar sot në rrugët e qytetit me rastin e 23 vjetorit të kthimit të kolonisë së dikurshme britanike nën drejtimin e Kinës. Autoritetet kineze për herë të parë këtë vit e ndaluan marshin tradicional në Hong Kong me rastin e kësaj ngjarje.

Parlamenti në Pekin dje e miratoi Ligjin kontestues për siguri kombëtare me të cilin dënohen aktivitetet subverzive, terrorizmi dhe dakordimi me forcat e huaja. Me këtë ligj gjyqësia kineze do të jetë kompetente për shkelje “të rënda” të sigurisë ndërsa për këto vepra është paraparë burgim i përjetshëm. shk/

 

Таг
Back to top button
Close
Close