BotëBotë.Portal

Policia ka arrestuar besimtarë në Jerusalem të cilët janë tubuar edhe krahas ndalesës

Policia izraelite ka arrestuar 320 persona të cilët, duke i shkelur masat restriktive të vendosura për shkak epidemisë së koronavirusit, janë mbledhur për ndezjen e zjarrit tradicional për festën Lag Ba-Omer.

Jerusalem, 13 maj 2020 (MIA) – Policia izraelite ka arrestuar 320 persona të cilët, duke i shkelur masat restriktive të vendosura për shkak epidemisë së koronavirusit, janë mbledhur për ndezjen e zjarrit tradicional për festën Lag Ba-Omer.

Në qendrën e festivalit tradicional është varri i mistikut Shimon Bar Johai nga shekulli i dytë, i cili zakonisht tërheq mijëra besimtarë të cilët luten tërë natën, luajnë dhe këndojnë rreth zjarrit.

Policia kumtoi se disa dhjetëra njerëz kanë tentuar të hyjnë te varri edhe krahas ndalesës, dhe se besimtarët e tubuar kanë hedhur gurë ndaj policisë, gjë që ka sjellë deri në arrestime masive. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close