BotëBotë.Portal

Policia izraelite arrestoi pesë shtetas finlandez, mes të cilëve edhe një parlamentare

- Policia izraelite arrestoi  pesë shtetas finlandez, mes të cilëve edhe një parlamentare.

Jerusalem, 17 janar 2020 (MIA) – Policia izraelite arrestoi  pesë shtetas finlandez, mes të cilëve edhe një parlamentare.

Parlamentarja finlandeze Ana Kontula dhe katër aktivistë humanitar finlandez janë arrestuar prejse  janë munduar ta kalojnë rrethojën që e ndan Izraelin  nga rripi i bllokuar palestinez i Gazës.

Gazeta izraelite “Haarec” shkruan se aktivistët finlandez janë munduar të kalojnë rrethojën në shenjë proteste për shkak të krizës së madhe humanitare në Gazë.

“Presim të gjithë vizitorët, ndërsa veçanërisht nëpunësit publik, t’i respektojnë ligjet izraelite”, kumtoi Ministria izraelite e Punëve të Jashtme.

Ambasada finlandeze në Izrael refuzoi ta komentojë incidentin dhe porositi se aktiviteti i Ana Kontulës ka qenë privat, ndërsa jo zyrtar.

Nga Gaza e dënuan arrestimin e aktivistëve finlandez.

Palestinezët çdo të premte protestojnë në kufirin e enklnavës së bllokuar Gazë dhe kërkojnë ndërprerje të bllokadës 12 vjeçare që e shkatërroi ekonominë  në atë rajon bregdetar. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close