0_Web_Ballina - SllajderBallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Policia i shpërndau demonstruesit nga qendra e Beogradit

Policia në Beograd arriti t'i shpërndajë sot në mëngjes demonstruesit të cilët mbrëmë protestuan pas paralajmërimit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se sërish mund të vendoset orë policore për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve nga koronavirusi i ri. Në intervenimin e saj, policia përdori forcat speciale për shpërndarje të demonstruesve, policë në kuaj, në automjete të blinduara dhe numër të madh policësh - civilë.

Beograd, 8 korrik 2020 (MIA) – Policia në Beograd arriti t’i shpërndajë sot në mëngjes demonstruesit të cilët mbrëmë protestuan pas paralajmërimit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se sërish mund të vendoset orë policore për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve nga koronavirusi i ri. Në intervenimin e saj, policia përdori forcat speciale për shpërndarje të demonstruesve, policë në kuaj, në automjete të blinduara dhe numër të madh policësh – civilë.

Për sot pasdite është caktuar protestë e re.

Protesta filloi me vetëm disa qindra pjesëmarrës, dhe më vonë u tubuan mijëra. Disa nga demonstruesit hynë në ndërtesën e Parlamentit, ndodhën incidente dhe përleshje me policinë.

Demonstruesit gjuanin me vezë, gurë, shishe plastike dhe flakadanë në drejtim të policisë, dhjetëra kontejnerë u dogjën, ndërsa sipas raporteve të para ka edhe të lënduar nga të dyja palët.

Pasi që policia mori përforcim, i shpërndau demonstruesit me gaz lotsjellës para Parlamentit, ndërsa policët në kuaj dhe njësia me qen ishin dërguar nëpër rrugë.

Televizionet lokale drejtpërdrejtë emetonin sulme ndaj policisë, por edhe brutalitetin e policëve civilë dhe arrestimin dhe rrahjen e demonstruesve.

Së paku dy automjete të policisë u dogjën. Pasi që mori përforcim, policia i shtyu demonstruesit nga platoja par Parlamentit serb drejt rrugëve përreth, rreth orës dy pas mesnate.

Protesta filloi para orës 21, kur u tubuan disa qindra demonstrues, të cilëve iu bashkangjitën disa mijë pas thirrjes në rrjetet sociale, ndërsa një grup demonstruesish depërtuan dhehynë në ndërtesën e Parlamentit.

Deputeti i Parlamentit serb, Gjorgje Vukadinoviq, tha se “brutalitet i tillë, i panevojshëm i policisë dhe aq shumë gaz lotsjellës nuk është regjistruar që nga 5 tetori i vitit 2000” kur regjimi i Millosheviqit u rrëzua nga pushteti.

Për herë të parë në Beograd prej fillimit të majit do të vendoset orë policore, paralajmëroi Vuçiq. Ai theksoi se “të gjitha spitalet në (kryeqytetin serb) janë pothuajse përplot. Posaçërisht në Beograd, situata është kritike, numrat (atje) janë shumë të këqinj”.

Në Serbi dje u regjistruan 13 raste të vdekjes nga koronavirusi – më së shumti në një ditë që prej fillimit të pandemisë. Rastet e reja janë 299 – mesatarja javën e kaluar ishte mes 250 dhe 350.

Numri i përgjithshëm i të konfirmuarve me virus në Serbi është 16.719. Prej tyre vdiqën 330.

Ndalesa për tubim të mbi pesë personave, në ambiente të hapura dhe të mbyllura hyn në fuqi sot në Beograd, ndërsa ora policore prej të premtes deri të hënën.

Për shkak të gjendjes së përkeqësuar epidemiologjike në Serbi, shumica e vendeve të rajonit, përfshirë edhe destinacionin e preferuar të serbëve, Greqia, ua ndaloi qytetarëve serbë të hyjnë në territoret e tyre. ab/

Back to top button
Close
Close