BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Policia e rrethoi Kuvendin slloven në prag të protestës së sontme anti qeveritare

Policia sllovene vendosi një gardh mbrojtës rreth Kuvendit para protestave të sontme anti qeveritare, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Lubjana.

Lubjanë, 22 prill 2020 (MIA) – Policia sllovene vendosi një gardh mbrojtës rreth Kuvendit para protestave të sontme anti qeveritare, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Lubjana.

Njerëzit që protestojnë që sot mëngjes në sheshin përpara organit legjislativ kanë shkruar “Prona jonë” si shenjë revolte që policia me gardh ua kufizoi lëvizjen dhe grumbullimin para Kuvendit.

Tashmë një muaj, mijëra qytetarë në marsh me biçikletë në qendër të qytetit çdo të premte e shprehin pakënaqësinë e tyre për punën e qeverisë të udhëhequr nga Janez Jansha.

Kjo do të jetë protesta e katërt e tillë me radhë, ndërsa filloi pas publikimit të një skandali me blerjen e pajisjeve mbrojtëse dhe respiratorëve për spitalet në kulmin e epidemisë së koronavirusit.

Të premten e kaluar, sipas mediave lokale, në protestën në Lubjanë morën pjesë rreth 10,000 qytetarë. Disa prej tyre thanë që Sllovenia, e udhëhequr nga Jansha, po i ngjante gjithnjë e më shumë Hungarisë dhe se situata me koronavirusin po përdorej për t’i zvogëluar të drejtat dhe liritë e njeriut. av/ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close