BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Policia e Izraelit e ka arrestuar një ministër palestinez në Jerusalemin Lindor

Policia e Izraelit mëngjesin e sotëm e arrestoi ministrin palestinez Fadi al-Hadmi, i cili në Drejtorinë palestineze është përgjegjës për Jerusalemin, sepse gjoja e ka shkelur ndalesën e Izraelit për veprimtarinë politike palestineze në pjesën lindore të qytetit.

Jerusalem, 3 prill 2020 (MIA) – Policia e Izraelit mëngjesin e sotëm e arrestoi ministrin palestinez Fadi al-Hadmi, i cili në Drejtorinë palestineze është përgjegjës për Jerusalemin, sepse gjoja e ka shkelur ndalesën e Izraelit për veprimtarinë politike palestineze në pjesën lindore të qytetit.

Al-Hadmi është arrestuar në shtëpinë e tij.

Kabineti i ministrit publikoi incizim në të cilin shihet se si policia me qen e kontrollonte shtëpinë e tij.

Prej atje theksohet se kanë konfiskuar 10.000 shekelë (rreth 2.750 dollarë).

Ky është arrestimi i katërt i këtij ministri.

Izraeli e pushtoi Jerusalemin Lindor në luftën e vitit 1967 dhe më vonë e aneksoi atë, një veprim të cilin komuniteti ndërkombëtar kurrë nuk e njohu.

Izraeli ia ndalon Udhëheqësisë palestineze, e cila udhëheq me pjesët e Bregut perëndimor, të veprojë në Jerusalemin Lindor dhe në të të angazhohet me çfarëdo veprimtarie politike. ls/shk/

Back to top button
Close
Close