0_Web_AktualeEvropëEvropë.Portal

Policia e Bjellorusisë hapi zjarr ndaj protestuesve në Brest, për të cilat pohon se kane qenë të armatosur

 Policia në Brest, në Bjellorusinë jugperëndimore, sot ka hapur zjarr ndaj disa qytetarëve të armatosur të cilët i kanë sulmuar, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme e Bjellorusisë. 

Minsk, 12 gusht 2020 (MIA) – Policia në Brest, në Bjellorusinë jugperëndimore, sot ka hapur zjarr ndaj disa qytetarëve të armatosur të cilët i kanë sulmuar, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme e Bjellorusisë.

Në kumtesë theksohet se pas plumbave të shkrepura në ajër nuk kanë ndaluar të shtënat, dhe që policët të mbrohen kanë hapur zjarr dhe kanë lënduar një sulmues.

MPB-ja e Bjellorusisë, gjithashtu bëri të ditur se një sulmues i panjohur ka hedhur koktej molotovi ndaj automjetit policor në zonën e Brestit.

Në protestat të cilat shpërthyen pas fitores së presidentit Aleksandar Lukashenkos, e cila u kontestua nga opozita, janë arrestuar më shumë se 6000 njerëz, prej të cilëve 1000 në 24 orët  fundit.

Grupi i Bjellorusisë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Vjazna bëri të ditur se një numër i madh i protestuesve të cilët janë lënduar frikësohen të kërkojnë ndihmë mjekësore. “Kemi informacione se autoritetet kanë kërkuar nga personeli mjekësor t’i paraqesin të gjithë të lënduarit në polici. Ndërsa mjekët protestuesit nuk i shohin si viktima, por si armiq të Bjellorusisë”, deklaroi avokati i Vjazna Pavel Sapellko. ar/ 

Back to top button
Close
Close