0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKronikëShoqëri

Policia e arrestoi Emill Jakimovskin, i cili i kërcënoi gazetaret

Policia sot pasdite konfirmoi se Emill Jakimovski është dërguar në stacion policor pas denoncimit paraprak për dhunë në familje.

Shkup, 17 janar 2020 (MIA) – Policia sot pasdite konfirmoi se Emill Jakimovski është dërguar në stacion policor pas denoncimit paraprak për dhunë në familje.

“Personi E.J. është shoqëruar në stacion policor pas denoncimit paraprak për dhunë në familje dhe do të ndalet për procedurë të mëtejme në koordinim me PTHP Shkup”, kumtoi MPB.

Për Jakimovskin paraprakisht pati denoncime në polici prej gazetareve Meri Jordanovska nga A1on dhe Iskra Koroveshovska nga TV Alfa për shpifje dhe kanosje përmes rrjeteve sociale. shk/

Back to top button
Close
Close