EvropëEvropë.Portal

Policia britanike me autorizime më të mëdha

Në Britaninë e Madhe prej sot hyn në fuqi dekreti me të cilin policia ka autorizime t'i ndalojë dhe dhe arrestojë njerëzit në kufi me qëllim të parandalimit të spiunazhit dhe ndërhyrjeve të huaja.

Londër, 13 gusht 2020 (MIA) – Në Britaninë e Madhe prej sot hyn në fuqi dekreti me të cilin policia ka autorizime t’i ndalojë dhe dhe arrestojë njerëzit në kufi me qëllim të parandalimit të spiunazhit dhe ndërhyrjeve të huaja.

Dekreti, i quajtur Dokumenti për Luftimin e Terrorizmit dhe Sigurinë e Kufijve u miratua për shkak të rastit të spiunit të dyfishtë Sergej Skripal i cili në mars të vitit 2018 së bashku me vajzën e tij u gjet i helmuar në Solsberi. Rusia është fajësuar për helmimin, ndërsa Moska ka mohuar çdo përfshirje.

Në bazë të dekretit, policia do të jetë në gjendje të ndalojë, të marrë në pyetje dhe arrestojë këdo që hyn në Britani të Madhe, ndërsa për të cilin do të dyshojë se është i përfshirë në aktivitete armiqësore.

Ministria britanike e Punëve të Brendshme thotë se sistemi i ri përfshin masa mbrojtëse për hetuesit si dhe mbrojtje të veçantë për materiale të klasifikuara dhe burime gazetareske. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close