0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderKronikëKronikë.PortalVideo deklaratë

Policia asgjësoi grup kriminal, arrestohen më shumë persona

Në aksionin e koordinuar që mëngjesin e sotëm e ka zbatuar policia në më shumë lokacione në Shkup janë arrestuar dhjetë burra të gjithë nga Shkupi, anëtarë të mundshëm të grupeve kriminale të cilët vepropjnë në territorin e SPB- Shkup. Këtë sot e deklaroi Suzana Pranjiq- Talevska, shefe e Departamentit për informacion me karakter publik në MPB.

Shkup, 7 dhjetor 2019 (MIA) – Në aksionin e koordinuar që mëngjesin e sotëm e ka zbatuar policia në më shumë lokacione në Shkup janë arrestuar dhjetë burra të gjithë nga Shkupi, anëtarë të mundshëm të grupeve kriminale të cilët vepropjnë në territorin e SPB- Shkup. Këtë sot e deklaroi Suzana Pranjiq- Talevska, shefe e Departamentit për informacion me karakter publik në MPB.

“Në bazë të urdhrave gjyqësor të kryer gjatë kontrolleve në 34 lokacione te gjithsej 32 persona në vendbanimet Gjorçe Petrov, Gërçec, Çento, Haraçinë, Çair, Butel, Vizbeg, Bardovcë, Studençian dhe Qendër, me qëllim sigurimin dhe gjetjen e provave materiale të cilat dalin nga veprat e kryera penale. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe marrë automjete, pistoletë, pushkë, karrikatorë për municion, plumba të kalbirit të ndryshëm, jelek antiplumbë, kompjuterë, USB, pajisje për video mbikëqyrje, material pluhuri, telefona celular me sim -kartelë, para në monedha të ndryshme…”, ka thënë Pranjiq- Talevska.

Para dhe gjatë kohës së aksionit, për shkak të dyshimit për involvim në më shumë vepra penale nga liria janë privuar personat F.L (47) nga f. Gërçec, komunë e Sarajit, M.L (38) nga f. Gërçec, E.P (43) nga fshati Haraçinë, B.A (34) nga f. Haraçinë, SH.M (28) nga f. Haraçinë, Sh.M (34) nga f.Haraçinë, Q.L (28) nga f. Gërçec, N.S (56) nga fshati Gërçec, I.S (29) nga f. Gërçec dhe J.S (30) nga f. Gërçec.

Të arrestuasrit ngarkohen për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, rrezikim të sigurisë ndaj personit zyrtar, si dhe dyshime për përfshirje në kryerjen e veprave penale “prodhim të palejuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, substancave prsiotrope dhe prekursorëve” dhe “përpunim të palejuar, mbajtje dhe trafikim me armë ose materiale spërkatëse”.

Aktivitetet e MPB-së në luftën kundër veprave të rënda penale me elemente të dhunës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Pranjiq- Talevska ka deklaruar se një pjesë e të arrestuarve kanë qenë të lidhur me të shtënat e mëparshme në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup. fab/

Back to top button
Close
Close