BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Policëve të Kosovës u është ndaluar shkuarja në kafene dhe tempuj fetarë gjatë kohës së punës

Drejtori i Policisë së Kosovës Rashid Qalaj  informoi se nëpunësve policorë u është ndaluar që gjatë kohës së punës të ulen në kafene dhe të shkojnë në tempuj fetarë dhe se këtë ndalesë e respektojnë, njofton korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 19 dhjetor 2018 (MIA) – Drejtori i Policisë së Kosovës Rashid Qalaj  informoi se nëpunësve policorë u është ndaluar që gjatë kohës së punës të ulen në kafene dhe të shkojnë në tempuj fetarë dhe se këtë ndalesë e respektojnë, njofton korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

“Koha e punës respektohet në tërësi. U ndaluam pjesëtarëve të policisë qëndrim në lokale hotelierike dhe shkuarje në tempuj fetarë gjatë kohës së punës”, deklaroi Qalaj para Komisionit për punë të brendshme të Kuvendit të Kosovës, ku sot dha llogari së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

Drejtori i policisë së Kosovës informoi edhe se gjatë vitit në njësinë për intervenime të shpejta janë pranuar 107 pjesëtarë të rinj.

Ministri Mustafa tha se prioritete të dikasterit të tij janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, siç është tregtia me njerëz dhe migrimi joligjor.

Anëtarët e Komisionit kërkuan nga njerëzit e parë të policisë të pengojnë përsëritjen e skandaleve, me ç’rast e kanë përmendur vjedhjen në sektorin për dëshmi dhe suspendimin e policit, i cili e publikoi infrormatën se djali i shefit të policisë sekrete Shpend Maxhuni është arrestuar për shkak të posedimit të mjeteve narkotike dhe armës, e menjëherë pastaj u lirua. ia/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close