0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritBallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Plenkoviq: Në Samitin në Zagreb do të jepet kornizë kohore për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq deklaroi se kryesimi kroat me Bashkimin Evropian përmes Samitit në Zagreb në maj do t'u japë vendeve të Ballkanit Perëndimor perspektivë të qartë evropiane, kornizë të qartë kohore, por edhe metodologji për negociatat e ardhshme.

Zagreb, 13 janar 2019 (MIA) – Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq deklaroi se kryesimi kroat me Bashkimin Evropian përmes Samitit në Zagreb në maj do t’u japë vendeve të Ballkanit Perëndimor perspektivë të qartë evropiane, kornizë të qartë kohore, por edhe metodologji për negociatat e ardhshme.

Plenkoviq në intervistën për Franc 24 përsëriti se pret prezantim të propozimit për modifikime të caktuara të metodologjisë së procesit negociues dhe raport plotësues për progresin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Ai theksoi se kjo do të sjellë deri në arritjen e zgjidhjes politike dhe do ta kthejë besimin e të dyja vendeve para Samitit të BE-së në Zagreb.

Plenkoviq shtoi edhe se sfidat kryesore të kryesimit, krahas zgjerimit të Unionit, do të jetë edhe Bregziti, si dhe korniza financiare shumëvjeçare e BE-së.

“BE-ja dhe Britania e Madhe në disa muajt e ardhshëm duhet të tregojnë pjekuri dhe t’i dakordojnë fushat kyçe për marrëdhëniet e ardhshme deri në fund të vitit 2020”, theksoi Plenkoviq.

Таг
Back to top button
Close
Close