BallkanBallkan.Portal

Plenkoviq e pranoi dorëheqjen e Kërstiçeviqit edhe pse nuk e konsideron fajtor

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq deklaroi se e ka pranuar dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Damir Kërstiçeviq edhe pse nuk e konsideron si fajtor.

Zagreb, 8 maj 2020 (MIA) – Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq deklaroi se e ka pranuar dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Damir Kërstiçeviq edhe pse nuk e konsideron si fajtor.

“Fatkeqësi të tilla ndodhin. Më vjen keq që ai ndihet kësisoj. E respektoj, e pranova dorëheqjen e tij. Nuk do të propozoj ministër të ri të Mbrojtjes pasi Qeveria është nga fundi”, tha Plenkoviq.

Ai shtoi se Kërstiçeviq në mënyrë detajuese e ka informuar për rrethanat në të cilat ka ndodhur fatkeqësia e djeshme e aeroplanit ushtarak në Zarë, me ç’rast jetën e humbën dy pjesëtarë të aviacionit ushtarak të Kroacisë.

Zgjedhjet parlamentare në Kroaci duhet të mbahen në korrik ndërsa Plenkoviq tha se edhe më tej do të mbështetet në bashkëpunimin e Kërstiçeviq. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close