0_Magazinë.PortalShkencë dhe teknologji

Plejstejshën i ri 5 në nëntor për 400 dhe 500 dollarë

Kompania japoneze Soni publikoi se gjeneratën e ardhshme të konsolit të tij të njohur për videoloja, Plejstejshën 5  do ta lëshojë në shitje në nëntor.

Tokio, 17 shtator 2020 (MIA) – Kompania japoneze Soni publikoi se gjeneratën e ardhshme të konsolit të tij të njohur për videoloja, Plejstejshën 5  do ta lëshojë në shitje në nëntor.

Kompania japoneze publikoi se konsoli i ri do të kushtojë 499,99 dollarë amerikan për versionin me disk-drajver dhe 399,99 dollarë pa atë pjesë.

Pajisja  do të gjindet në tregjet në SHBA, Japoni, Kanada, Meksikë, Australi, Zelandë të Re dhe Korenë Jugore më 12 nëntor, ndërsa  në pjesën tjetër të botës, do të bëhet e arritshme shtatë ditë më vonë – më 19 nëntor. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close