BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Plani për banim në Rrafshnaltën e Golanit e ka marrë emrin sipas Trampit

Ministrja izraelite e Banimit Cili Hotoveli mbrëmë deklaroi se qeveria  i ka miratuar planet  për ndërtim  të lagjes së re  në Rrafshnaltën e okupuar të Golanit, që e ka marrë emrin sipas presidentit amerikan Donald Tramp.

Tel Aviv, 15 qershor 2020 (MIA) – Ministrja izraelite e Banimit Cili Hotoveli mbrëmë deklaroi se qeveria  i ka miratuar planet  për ndërtim  të lagjes së re  në Rrafshnaltën e okupuar të Golanit, që e ka marrë emrin sipas presidentit amerikan Donald Tramp.

Hotoveli në Fejsbuk shënoi se ministria që udhëheq do t’i fillojë përgatitjet  për Ramat Tramp – hebraike për “Rrafshnaltat e Trampit”, ku do të duhet të akomodohen 300 familje, transmetojnë mediat amerikane.

Izraeli e pushtoi Rrafshnaltën e Golanit nga Siria  në luftën e vitit 1967 dhe e ka anektuar  në vitin 1981. Pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare konsideron se lëvizja dhe lagjet hebraike  në  këtë territor janë  ilegale sipas të drejtës ndërkombëtare.

Në mars të vitit 2019, Tramp e pranoi  atë rajon strategjik si territor izraelit. Ky gjest ndodhi  gjatë vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Uashington, vetëm disa javë para zgjedhjeve në Izrael. sa/

Back to top button
Close
Close