Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Pjesa veriore e Kërçovës pa ujë të pijshëm

Pjesa veriore e komunës së Kërçovës, prej mbrëmë nuk ka ujë të pijshëm, për shkak të defektit të tubit kryesor të furnizimit me ujë, afër fshatit Osllomej.

Kërçovë, 10 prill 2020 (MIA) – Pjesa veriore e komunës së Kërçovës, prej mbrëmë nuk ka ujë të pijshëm, për shkak të defektit të tubit kryesor të furnizimit me ujë, afër fshatit Osllomej.

Nga ndërmarrja publike “Studençica” informojnë se skuadrat janë duke punuar për të eliminuar defektin.

“Pritet që deri në fund të ditës defekti të rregullohet dhe situata me ujin e pijshëm për këtë rajon të normalizohet”, thotë drejtori i ndërmarrjes, Urim Ahmeti. bs/bsh/

Back to top button
Close
Close