0_Web_AktualeBallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Pjesa më e madhe e “rasteve të importuara” të Kovid-19 në Greqi, janë nga Shqipëria

Shqipëria është e para në listën e "rasteve të importuara" të Kovid-19 në Greqi, sipas të dhënave të fundit zyrtare nga Sekretariati i përgjithshëm për mbrojtje civile, ndërsa mes pesë vendeve janë edhe Bullgaria, Rumania, Serbia dhe Franca, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 9 shtator 2020 (MIA) – Shqipëria është e para në listën e “rasteve të importuara” të Kovid-19 në Greqi, sipas të dhënave të fundit zyrtare nga Sekretariati i përgjithshëm për mbrojtje civile, ndërsa mes pesë vendeve janë edhe Bullgaria, Rumania, Serbia dhe Franca, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në periudhën nga 1 korriku deri më 6 shtator, nga 451.908 teste të kryera në pikat hyrëse në vend, 972 vizitorë të infektuar u regjistruan në Greqi, nga të cilët 641 pas testeve në aeroporte, 303 në kufijtë tokësorë dhe pjesa tjetër në porte.

Prej 972 rasteve pozitive, 132 janë nga Shqipëria, 102 nga Bullgaria, 89 nga Rumania, 80 nga Serbia dhe 54 nga Franca.

Ndërsa 277 nga rastet janë aktive, 559 nga të infektuarit janë kthyer në vendet e tyre të origjinës dhe 136 të tjerë janë raste joaktive të mbetura në Greqi.

Megjithëse kufijtë tokësorë janë të mbyllur, ndërsa është e ndaluar hyrja e shtetasve të vendeve të treta në Greqi, megjithatë hyrja ende lejohet për shtetasit shqiptarë që kanë leje qëndrimi në Greqi, por edhe për punëtorët sezonalë nga Shqipëria. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close