0_Sport,PortalFutboll

Pioli: Zllatan e përmirësoi Milanin në shumë mënyra

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli i ndau impresionet e tij për lojën e sulmuesit, Zllatan Ibrahimoviq.

Milano, 29 korrik 2020 (MIA) – Trajneri i Milanit, Stefano Pioli i ndau impresionet e tij për lojën e sulmuesit, Zllatan Ibrahimoviq.

“Zllatan na bëri më të mirë në shumë aspekte në fushë dhe na dha diçka që paraprakisht nuk e kemi pasur. Prania e tij është e rëndësishme edhe në planin fizik, edhe në atë taktik. Ai krijon shumë hapësira për bashkëlojtarët, ndërsa personaliteti dhe mentaliteti i tij janë kyçë”, deklaroi Pioli.

Këtë sezon, Ibrahimoviq ka luajtur 16 ndeshje në Serie A, ku shënoi shtatë gola dhe ka bërë katër asistime. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close