0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Pioli i mahnitur nga ndikimi i Ibrahimoviqit në Milan

Menaxheri i Milanit, Stefano Pioli është i mahnitur që e ekipi i tij e ka transferuar veteranin suedez, Zlatan Ibrahimoviq.

Milano, 17 janar 2020 (MIA) – Menaxheri i Milanit, Stefano Pioli është i mahnitur që e ekipi i tij e ka transferuar veteranin suedez, Zlatan Ibrahimoviq.

Ai, megjithatë, e pranon se sulmuesi ka në çka të punojë pas qëndrimit të tij në SHBA, por është i impresionuar nga procesi i tij i fuqishëm në stërvitje.

“Arritja e Ibrahimoviqit është shumë e rëndësishme për ne. Është e rëndësishme për atë se çka ai sjell në stërvitje, për atë se çka ai bëri kundër Kaljarit dhe çka ende do të bëjë, jam i bindur. Ai është profesionist i jashtëzakonshëm, tërësisht është i përkushtuar në këtë. Të shohish se si një kampion i tillë stërvitet aq fuqishëm, është aq inspirative, posaçërisht për të rinjtë në ekip. Pas ndeshjes me Kaljarin, ai i motivoi lojtarët me atë që ju tha të punojnë me mund dhe pasion që të arrijnë rezultate”, tha Pioli. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close