BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Picula: Është e rëndësishme që t’iu ndihmohet vendeve të Ballkanit Perëndimor

- Raportuesi i Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Tonino Picula, theksoi se në një situatë të krizës globale të shkaktuar nga koronavirusi i ri, është me rëndësi që Bashkimi Evropian t'iu ndihmojë financiarisht vendeve të cilat gjeografikisht i përkasin Evropës dhe janë të rrethuara me vende anëtare.

Bruksel, 26 mars 2020 (MIA) – Raportuesi i Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Tonino Picula, theksoi se në një situatë të krizës globale të shkaktuar nga koronavirusi i ri, është me rëndësi që Bashkimi Evropian t’iu ndihmojë financiarisht vendeve të cilat gjeografikisht i përkasin Evropës dhe janë të rrethuara me vende anëtare.

“Kjo është edhe porosi politike që flet për të ardhmen e procesit të zgjerimit”, theksoi Picula.

Gjatë debatit në PE për reagimin për raste urgjente të BE-së për Kovid-19, Picula deklaroi se nuk ekziston strategji gjithëpërfshirëse e Unionit për çrrënjosje të pandemisë nëse ajo strategji nuk i përfshin edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ai e përshëndeti vendimin e Komisionit Evropian për miratimin urgjent të pakos për sistemet shëndetësore të shteteve në Ballkanin Perëndimor, në vlerë prej 38 milionë euro, me rialokim të 373 milionë euro për rimëkëmbje sociale dhe ekonomike të rajonit. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close