BiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Petrushev: E gjithë industria ushqimore është mobilizuar maksimalisht

E gjithë industria ushqimore është mobilizuar në maksimum. Ka rezerva të mjaftueshme të të gjithë artikujve kryesorë, nuk ka nevojë për blerje të mëdha të ushqimit pasi ka mjaftueshëm për të gjithë, ne jemi duke vepruar me parashikime, theksoi sot në konferencë shtypi Gjorgji Petrushev nga Shoqata e Bujqësisë dhe Industrisë Përpunuese në kuadër të Odës Ekonomike, pas takimit me përfaqësues të sektorit ushqimor.

Shkup, 19 mars 2020 (MIA) – E gjithë industria ushqimore është mobilizuar në maksimum. Ka rezerva të mjaftueshme të të gjithë artikujve kryesorë, nuk ka nevojë për blerje të mëdha të ushqimit pasi ka mjaftueshëm për të gjithë, ne jemi duke vepruar me parashikime, theksoi sot në konferencë shtypi Gjorgji Petrushev nga Shoqata e Bujqësisë dhe Industrisë Përpunuese në kuadër të Odës Ekonomike, pas takimit me përfaqësues të sektorit ushqimor.

Ai sqaroi se ka mirëkuptim nga autoritetet, ndërsa fokusi është vënë se si të sigurohet importimi i disa lëndëve të para të cilat janë komponentë importues ndërsa janë të domosdoshme në prodhimtari dhe kjo tashmë është duke vijuar.

„E gjithë industria ushqimore është maksimalisht e mobilizuar, të gjithë fokusin e kemi se si ta vazhdojmë prodhimtarinë, rezerva kemi të gjithë mjaftueshëm, edhe miell edhe bukë edhe vaj për ushqim, mish dhe përpunime të mishit. Të gjithë po na sigurojnë njëjtë, po vihemi në shërbim të vendit, në shërbim të konsumatorëve dhe me të vërtetë nuk ka nevojë për blerje të ushqimit në panik, ushqim ka mjaftueshëm për të gjithë”, tha Petrushev, duke rikujtuar se tani është koha për mirëkuptim, solidaritet, jo për të menduar vetëm për interesa personale por për mbarë bashkësinë.

Petrushev e përsëriti se qytetarët munden vetëm ta dëmtojnë njëri-tjetrin nëse të gjithë në të njëjtën kohë shkojmë në markete, pasi ashtu bëhen turma të panevojshme. Shtoi edhe se nëse mbledhim rezerva për tri javë, dikush mbase nuk do të ketë as për dy ditë.

“Rezerva ka mjaftueshëm, për tri javë, për një muaj… por ne jemi duke i parashikuar gjërat, pasi dëshirojmë tani t’i sigurojmë këto shpenzime, tani të sigurojmë protokolle para se të vijë momenti i krizës. Kjo nuk do të thotë se në këtë moment jemi të ballafaquar me krizë, pasi edhe para kësaj krize kemi njëfarë niveli optimal të rezervave për të pasur vazhdimësi të prodhimit, ne atë vazhdimësi do ta sigurojmë, puna është, meqë kriza nuk do të përfundojë nesër, që tani parashikojmë masa dhe mënyra që të mos vihet drejt mungesës dhe nuk do të vijë. Është duke u punuar në protokolle ndërshtetërore, tashmë kemi siguruar protokolle tek shoferë edhe për shkarkim edhe për punëtorët tanë, punë në turne, punë nga shtëpia, të gjitha këto punë tashmë janë parashikuar”, tha Petrushev.

Ai shtoi se madje edhe nëse ka ngecje, ajo do të jetë për disa ditë, të cilat tashmë janë mbuluar, gjegjësisht siç tha, nuk do të shkaktojë mungesë apo ndalesë. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close