0_Maqedoni.PortalPolitikë

Petrovska: Jetojmë në shtet demokratik ku liria e shprehjes nuk është vepër penale

Në rastet me publikimet në Fejsbuk dhe Tuiter lidhur me votimin, gjithë opinioni e ka të qartë se bëhet fjalë për postime në formë shakaje ku nuk ka vepër penale. Po kjo është evidentuar nga ana e zyrtarëve policor.

Shkup, 13 korrik 2020 (MIA) – Në rastet me publikimet në Fejsbuk dhe Tuiter lidhur me votimin, gjithë opinioni e ka të qartë se bëhet fjalë për postime në formë shakaje ku nuk ka vepër penale. Po kjo është evidentuar nga ana e zyrtarëve policor.

Këtë sonte e ka bërë të ditur në publikimin në Fejsbuk, zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska, pasi drejtori i Kopshtit zoologjik në Shkup ishte thirrur në bisedë informative në stacion policor për shkak të një publikimi në profilin e tij në Fejsbuk.

“Nuk do të lejoj që të përhapen gënjeshtra dhe të pavërteta, as edhe të ngulfatet liria në çfarëdo mënyre. Jetojmë në shtet demokratik ku liria e shprehjes nuk është vepër penale. Ashtu edhe do të mbetet”, ka shkruar Petrovska. fab/

Back to top button
Close
Close