0_Maqedoni.PortalKronikëKronikë.PortalPolitikë

Petrovska e vizitoi stacionin policor “Gjorçe Petrov” dhe SPB Tetovë

Zëvendësministrja plotësuese e MPB-së, Slavjanka Petrovska sot i falënderoi anëtarët e Njësisë për sistemim të shpejtë dhe Njësive speciale të policisë për angazhimin dhe profesionalizmin e tyre në luftën kundër KOVID 19 dhe porositi vijon edhe një tjetër sfidë, ndërsa kjo është zhvillimi i zgjedhjeve të drejta dhe demokratike.

Shkup, 2 korrik 2020 (MIA) – Zëvendësministrja plotësuese e MPB-së, Slavjanka Petrovska sot i falënderoi anëtarët e Njësisë për sistemim të shpejtë dhe Njësive speciale të policisë për angazhimin dhe profesionalizmin e tyre në luftën kundër KOVID 19 dhe porositi vijon edhe një tjetër sfidë, ndërsa kjo është zhvillimi i zgjedhjeve të drejta dhe demokratike.

“Kam nderin që në Ministrinë e Punëve të Brendshme punojë anëtarë profesionistë dhe përgjegjës siç jeni ju. Ajo që pashë sot nga anëtarët e Njësisë për sistemim të shpejtë dhe Njësive speciale të Policisë është vetëm një pjesë e vogël e asaj për të cilën jeni trajnuar dhe jeni gati për ta demonstruar. Përmirësoni aftësitë tuaja në të ardhmen, uroj që kurrë të mos ketë nevojë t’i zbatoni ato, ndërsa çdoherë herë që do t’i zbatoni ato, të jeni fitues. Investimi në pajisje dhe mjete për punë është një investim në sigurinë dhe stabilitetin e shtetit, sepse jeta juaj nuk ka asnjë çmim. Kujdesi për kushtet në të cilat punoni është detyrim i politikanëve, ashtu si është detyrë e juaja ta mbroni shtetin dhe qytetarët dhe këtë ju e përmbushni shumë mirë”, tha Petrovska gjatë vizitës së sotme në Departamentin për Operacione Speciale të Policisë në MPB në Qendrën e Policisë “Gjorçe Petrov”.

Shtoi se si Ministri ata përballen edhe me një sfidë tjetër, ndërsa kjo është organizimi dhe zhvillimi i zgjedhjeve të korrekte dhe demokratike.

“Unë ju bëj thirrje që ta tregoni integritetin tuaj personal dhe profesional dhe të veproni në bazë të urdhrave ligjore, duke i respektuar me përpikëri rregullat e hierarkisë dhe veprimit policor”, tha Petrovska.

Si pjesë e aktiviteteve të punës, Petrovska sot e vizitoi edhe SPB Tetovë dhe stacionin policor për siguri në komunikacionin rrugor ku ajo pati takime pune me udhëheqësinë, ndërsa në fokus të bisedimeve ishin aktivitetet dhe gatishmëria e oficerëve të policisë në pritje të procesit të ardhshëm zgjedhor. ls/shk/

Back to top button
Close
Close