0_Maqedoni.PortalLajme nga komunatShkup

Petrovska dhe Smilevski e vizituan stacionin policor në Butel

Zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska dhe kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski e vizituan Stacionin policor në Butel.

Shkup, 22 maj 2020 (MIA) – Zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska dhe kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski e vizituan Stacionin policor në Butel.

“Gjatë vizitës, Petrovska dhe Smilevski u takuan me stafin komandues të stacionit policor, me ç’rast u shpërndanë dhurata të vogla nëpunësve policorë si një falënderim për sakrificën e tyre të përditshme dhe angazhimin për sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, kumtuan nga Komuna Butel.

Nga Komuna u bënë thirrje qytetarëve që ta respektojnë vendimin e seancës së sotme të qeverisë, për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve gjatë fundjavës së ardhshme të festave, gjë që do ta lehtësojë punën e nëpunësve të policisë që do të jenë në vendin e tyre të punës. ls/shk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close