Partitë politike

Petrov: T’i respektojmë masat e mbrojtjes dhe t’i përshtatemi normales së re

Gjëja më e rëndësishme në këtë normalitet të ri është respektimi i masave të mbrojtjes, respektimi i rregullave, sepse, megjithëse tingëllon si klishe, shëndeti është gjëja më e rëndësishme, theksoi nënkryetari i LSDM-së, Kosta Petrov në emisionin Top Temë në Telma.

Shkup, 1 qershor 2020

Gjëja më e rëndësishme në këtë normalitet të ri është respektimi i masave të mbrojtjes, respektimi i rregullave, sepse, megjithëse tingëllon si klishe, shëndeti është gjëja më e rëndësishme, theksoi nënkryetari i LSDM-së, Kosta Petrov në emisionin Top Temë në Telma.

Petrov tha se LSDM-ja është gjithmonë në teren me qytetarët, natyrisht duke i respektuar protokollet për mbrojtje, duke shtuar se në kuadër të aktiviteteve të partisë në Kumanovë gjatë fundjavës u shpërndanë materiale edukative që lidhen me krizën e koronës, me respektim të rreptë të masave dhe detyrave.

Ai theksoi se në këto kushte të krizës së koronës, ne të gjithë po ndryshojmë, po ndryshon biznesi, njerëzit, partitë politike dhe ne jemi duke iu përshtatur situatës së re.

Numrat e të infektuarve të rinj nuk janë ato që duhet të jenë, shpresoj se numri nuk do të vazhdojë të rritet, ndërsa të gjithë duhet të përshtatemi me normalen e re dhe t’i respektojmë masat për mbrojtje, mbajtjen e distancës, mbajtjen e maskave mbrojtëse, dezinfektimin. Gjëja më e rëndësishme është të respektohen protokollet dhe unë mendoj se kjo është absolutisht një rregull për të gjithë qytetarët dhe për të gjitha partitë politike, theksoi Petrov, në paraqitjen e tij në TV Telma. ls/ab/

LSDM

__________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

Back to top button
Close
Close