EvropëEvropë.Portal

Peskov: Rusia do të kërkojë më shumë hollësi për samit mundësisht të zgjeruar të G7-shit

Propozimi i presidentit amerikan, Donald Tramp për ta ftuar Rusinë në një samit të zgjeruar të Grupit shtatë vendet më të zhvilluara (G7) më vonë këtë vit ngriti më shumë pyetje se sa që ofroi përgjigje, por diplomatët rusë do të kërkojnë sqarim nga Uashingtoni, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

Moskë, 2 qershor 2020 (MIA) – Propozimi i presidentit amerikan, Donald Tramp për ta ftuar Rusinë në një samit të zgjeruar të Grupit shtatë vendet më të zhvilluara (G7) më vonë këtë vit ngriti më shumë pyetje se sa që ofroi përgjigje, por diplomatët rusë do të kërkojnë sqarim nga Uashingtoni, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

“Ky është format në të cilin Rusia nuk merr pjesë dhe prandaj prej fillimit thamë se në këtë moment ka më shumë pyetje se sa që ka përgjigje “, u tha Peskov gazetarëve.

Peskov shtoi se Rusia do të kërkojë më shumë hollësi për propozimin e Trampiut përmes kanaleve diplomatike.

Tramp të shtunën deklaroi se dëshiron ta zgjerojë listën e të ftuarve në samitin e G7-shit me Australinë, Rusinë, Korenë e Jugut dhe Indinë dhe këtë e përsëriti gjatë bisedës së djeshme telefonike me presidentin rus, Vlladimir Putin.

Para gjashtë viteve, Rusia ishte përjashtuar nga G8-shi pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close