EvropëEvropë.Portal

Peskov: Moska nuk përzihet në punët e brendshme të SHBA-së

Moska nuk përzihet në punët e brendshme të SHBA-së dhe e kundërshton fuqimisht implikimin e jashtëm në punët e brendshme të Rusisë, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, duke e komentuar deklaratën e ambasadës ruse në Uashington se retorika zgjedhore antiruse ka sjellë deri në përkeqësim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Moskë, 25 shkurt 2020 (MIA) – Moska nuk përzihet në punët e brendshme të SHBA-së dhe e kundërshton fuqimisht implikimin e jashtëm në punët e brendshme të Rusisë, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, duke e komentuar deklaratën e ambasadës ruse në Uashington se retorika zgjedhore antiruse ka sjellë deri në përkeqësim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Disa kanë opsesion që të vazhdojnë ta akuzojnë Rusinë për përzierje të japin dëshmi”, theksoi Peskov, duke shtuar se Rusia disa herë i hedh poshtë akuza e këtilla.

Sipas zëdhënësit të presidentit rus, Moska insiston në atë se “nuk ka ndodhur implikimi”, transmeton agjencia ruse e lajmeve TASS.

“Rusia nuk përzihet me punët e brendshme të vendeve tjera dhe e kundërshton fuqimisht implikimin e huaj në punët ruse”, theksoi Peskov. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close