Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Peshkim i përditshëm në Liqenin e Mavrovës deri në fund të tetorit, në Radikë vetëm për fundjava dhe festa

Drejtoria e NP "Mavrova" prej sot e zgjeroi terminin për peshkim sportiv në Liqenin e Mavrovës. peshkatarët mund të peshkojnë çdo ditë deri në fund të tetorit. Përgjatë Radikës dhe degëve të saj, peshkimi do të lejohet vetëm për fundjava dhe festa.

Gostivar, 1 qershor 2020 (MIA) – Drejtoria e NP “Mavrova” prej sot e zgjeroi terminin për peshkim sportiv në Liqenin e Mavrovës. peshkatarët mund të peshkojnë çdo ditë deri në fund të tetorit. Përgjatë Radikës dhe degëve të saj, peshkimi do të lejohet vetëm për fundjava dhe festa.

Nga qendra informuese e parkut më të madh nacional në vend përkujtojnë për rregullat që kanë të bëjnë me peshkimin në liqen, posaçërisht shumimi natyral i llojeve të veçanta të peshqve.

Përgjatë Radikës dhe degëve përreth, peshkim rekreativ dhe sportiv mund të bëhet deri më 30 shtator. Peshkimi i lejuar ditor është tre peshq me madhësi mbi 30 centimetra. Ditë të lejuara për peshkim në lumin e Radikës janë e premtja, e shtuna, e diela dhe festat shtetërore.

Për peshkim të lejuar në territorin e parkut nevojitet leje valide, e cila mund të merret edhe me anë elektronike përmes ueb faqes https://npmavrovo.mk/buy/130.

Leja ditore për peshkim sportiv është 200 denarë, javore 1000 denarë, ndërsa ajo vjetore kushton 4000 denarë. zm/ab/

Таг
Back to top button
Close
Close