Lajme nga komunatShkup

Pesëqind e pesëdhjetë e një shfrytëzues e kanë shfrytëzuar aksionin për pagesë të faturave për ujë me këste pa interes

 NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup informon se aksioni për pagesë të borxheve me këste dhe pa interes për persona fizikë dhe juridikë, i cili është zbatuar nga 17 qershori e deri më 31 korrik të vitit 2020, e kanë shfrytëzuar 551 shfrytëzues dhe janë nënshkruar gjithashtu edhe marrëveshje. 

Shkup, 6 gusht 2020 (MIA) – NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup informon se aksioni për pagesë të borxheve me këste dhe pa interes për persona fizikë dhe juridikë, i cili është zbatuar nga 17 qershori e deri më 31 korrik të vitit 2020, e kanë shfrytëzuar 551 shfrytëzues dhe janë nënshkruar gjithashtu edhe marrëveshje.

Nga Ndërmarrja Publike theksojnë se vlera e përgjithshme për të cilën janë nënshkruar marrëveshjet për pagesë me këste pa interes është 36,5 milionë denarë.

U bëjnë apel konsumatorëve të vet rregullisht t’i shlyejnë borxhet e tyre dhe në mënyrë të arsyeshme dhe racionale ta përdorin ujin, të jenë të përgjegjshëm dhe të sillen me ndërgjegje  lidhur me mbrojtjen e furnizimit me ujë dhe sistemit të kanalizimit.

Lidhja e ujësjellësit në mënyrë të paligjshme dhe keqpërdorim të furnizimit me ujë dhe sistemit të kanalizimit, qytetarët do të mund të paraqesin në:

– 02 3073 010, Qendra Kujdestare-Informarive;

– 02 3240 300, Drejtoria  – kontakt@vodovod-skopje.com.mk

– www.vodovod-skopje.com.mk – www.facebook.com/jpvodovod.skopje ar/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close