EvropëEvropë.Portal

Pesë viktima në shpërthimin në një hotel në Rusi

Pesë persona e humbën jetën mëngjesin e sotëm në një hotel në qytetin rus Perm kur shpërtheu një gyp me ujë të nxehtë nga sistemi i ngrohjes, kumtoi Ministria ruse për situata emergjente

Perm, 20 janar 2020 (MIA) – Pesë persona e humbën jetën mëngjesin e sotëm në një hotel në qytetin rus Perm kur shpërtheu një gyp me ujë të nxehtë nga sistemi i ngrohjes, kumtoi Ministria ruse për situata emergjente.

Siç theksohet, ka shpërthyer gypi për ujë të nxehtë e cila e ka përmbytur bodrumin e hotelit.

“Gjatë kërkimeve në ambientet e hotelit, janë zbuluar pesë trupa dhe për momentin po identifikohen”, njoftoi pres shërbimi i Ministrisë.

Sipas raporteve të mëhershme të autoriteteve lokale, incidenti ka ndodhur në një hotel privat në zonën industriale të qytetit Ural i cili ka më shumë se një milion banorë.

Një ekip hetues ka filluar hetimin penal për vdekjen e pesë personave. ls/fab

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close