BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Pesë raste të reja me koronavirus në Kosovë, gjithsej 140 të infektuar

Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) informon se dje janë konfirmuar pesë raste të reja nga analizat e kryera gjatë ditës së djeshme që kanë rezultuar pozitiv në Kovid 19, me të cilët numri zyrtar i të infektuarve me virusin e ri në vend ka arritur në 140, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 5 prill 2020 (MIA) – Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) informon se dje janë konfirmuar pesë raste të reja nga analizat e kryera gjatë ditës së djeshme që kanë rezultuar pozitiv në Kovid 19, me të cilët numri zyrtar i të infektuarve me virusin e ri në vend ka arritur në 140, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sipas kumtesës të IKSHPK me metodën RT-PCR, dje janë testuar 128 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin pesë prej tyre kanë rezultuar pozitive. Numri i përgjithshëm i të testuarve nga 8 shkurti deri ditën e djeshme arrin 1.871.

Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një me vendbanim në Prishtinë, një  me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri dhe një e karantinuar .

Dje janë konfirmuar si të shëruar edhe shtatë raste të reja te të cilët paraprakisht është konfirmuar prania e Kovid 19, me të cilët numri i përgjithshëm i personave nga paraqitja e të infektuarve të parë, më 13 mars, janë shëruar 23 persona. Në periudhën e njëjtë është shënuar edhe një rast vdekje si pasojë e epidemisë. ia/sn

Таг
Back to top button
Close
Close