0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Pesë futbollistë të Liverpulit në ekipin ideal të UEFA-s për vitin e kaluar

Federata evropiane e futbollit UEFA në ueb-faqen e saj zyrtare e prezantoi ekipin simbolik të vitit pas rezultateve të sezonit 2018/19. Në të numri më i madh janë lojtarë të kampionit evropian Liverpul.

Nion, 15 janar 2020 (MIA) – Federata evropiane e futbollit UEFA në ueb-faqen e saj zyrtare e prezantoi ekipin simbolik të vitit pas rezultateve të sezonit 2018/19. Në të numri më i madh janë lojtarë të kampionit evropian Liverpul.

Ekipi është zgjedhur përmes votave të lexuesve në ueb faqen e organizatës.

Në ekipin ideal të UEFA-s për sezonin 2018/19 ishin:

Portier: Alison Beker (Liverpul);

Mbrojtës: Trent Aleksander-Arnold (Liverpul), Matijs de Liht (Ajaks/Juventus), Virxhil van Dajk (Liverpul), Endru Robertson (Liverpul).

Mesfushorët: Frenki de Jong (Ajaks/Barcelona), Kevin de Bruin (Mançester siti);

Sulmues: Lionel Mesi (Barcelona), Kristijano Ronaldo ( Juventus), Robert Levandovski ( Baern Minhen), Sadio Mane ( Liverpul). ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close