0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeSektori civilShoqëri

Pesë flamingo rozë për vizitë në Liqenin e Prespës

Në mëngjes në Liqenin e Prespës janë vërejtur pesë flamingo rozë të cilat me siguri pushojnë  nga rruga për ku janë nisur, kumtuan nga Shoqata Ekologjike e Maqedonisë (SHEM).

Shkup, 15 gusht 2020 (MIA) – Në mëngjes në Liqenin e Prespës janë vërejtur pesë flamingo rozë të cilat me siguri pushojnë  nga rruga për ku janë nisur, kumtuan nga Shoqata Ekologjike e Maqedonisë (SHEM).

“Zogjtë ishin vërejtur në fshatin Ezerani ku niveli i ulët i ujit u mundëson kushte adekuate për pushim gjatë migrimit. Flamingot  nuk bëjnë fole në Maqedoni por deri tani vërehen  disa herë në kalim”, informojnë nga SHEM.

Sipas Danka Uzunova, ornitolog nga Shoqata ekologjike e Maqedonisë, gjendja e mirë e vendbanimeve të lagështa si dhe kallamishtet e gjëra mundësojnë që zogjtë të mos shqetësohen dhe të sigurt të pushojnë dhe ushqehen. sa/

Back to top button
Close
Close