Lajme nga komunatShkup

Përurohet salla e re e sportit në Saraj

Salla e re e sportit është lëshuar sot për përdorim në shkollën e mesme "Saraj. Në përurimin mori pjesë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe zyrtarë tjerë

Shkup, 10 shkurt 2020 (MIA) – Salla e re e sportit është lëshuar sot për përdorim në shkollën e mesme “Saraj. Në përurimin mori pjesë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe zyrtarë tjerë.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti u shpreh se projektet e këtilla janë të rëndësishme për nxënësit dhe për ardhmërinë që të jenë të barabartë në mesin e të barabartëve me vendet e Bashkimit Evropian (BE). Ahmeti u shpreh se, në të ardhmen do të mbështes edhe projekte të tjera që janë në interes të avancimit të infrastrukturës arsimore, madje për këtë do të angazhohet personalisht.

Ndërkohë, kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, tha se ndërtimi i sallës së sportit është bërë në një kohë rekord dhe me një cilësi shumë të lartë, duke shtuar se ky projekt ka qenë në programin e tij elektoral. Ai falënderoi MASH-in dhe Qytetin e Shkupit për bashkëpunimin që kanë pasur për finalizimin e këtij projekti.

Sipas kryetarit të qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, pjesëmarrës në hapjen solemne, madje kjo është salla e parë në qytet e pajisur për të organizuar edhe gara shtetërore të sporteve.

“Kjo sallë është dëshmi e asaj që po e flasë vazhdimisht se nëse të gjithë punojmë së bashku, nëse kemi një bashkëpunim cilësor ndërinstitucional, nëse e mbështesim njëri-tjetrin, suksesi është i pashmangshëm”, shtoi Shilegov. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close